IKMT ka vijuar sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen pranë Portit të Vlorës, ku po hapet rruga lidhëse e Transballkanikes me portin.
Në këtë fazë të parë parashikohet të shemben mbi 17 objekte, ndërsa disa të tjera do të prishen në fazën e dytë të punimeve. Aksioni zhvillohet në kuadër të projektit për ndërtimin e infrastrukturës që do të lehtësojë qarkullimin dhe lidhjen direkte me portin e qytetit bregdetar.
Megjithatë, aksioni është shoqëruar me kundërshtime nga banorët, të cilët nuk janë dakord me vlerat e dëmshpërblimit. Ata pretendojnë se shumat e ofruara nuk përputhen me çmimet reale aktuale të tregut. (A2 Televizion)