“Iku duke na bekuar”, KISH: I jemi mirënjohës Hyjit që na dha Papa Françeskun

Nga A2 CNN
21 Prill 2025, 14:21 | Aktualitet

“Iku duke na bekuar”, KISH: I jemi mirënjohës Hyjit

Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare (KISH) në një reagim me rastin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut u shpreh se iku duke na bekuar si një bari i mirë i njerëzimit.

Nëpërmjet zëdhënësit Mark Pashka, Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare shprehet se “i jemi mirënjohes Hyjit që na dha Papa Françeskun”.

“Mendjet dhe zemrat tona iu drejtuan Hyjit të gjithëpushtetshëm në lutje për shpirtin e tij. Na bien në mend muajt e fundit të vuajtjes së tij shëndetësore dhe në të njëjtën kohë pamundësia për të qëndruar pranë popullit tij si bari i mirë. Ditën e Pashkëve, pra dje, donte që ta jepte vetë personalisht bekimin urbi et orbi, si testamenti i tij i fundit. Papa Françesku iku duke na bekuar”, tha Mark Pashka.

"I jemi mirënjohës Hyjit që na dha Papa Françeskun", shtoi Pashka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos