Kremtimi i Pashkëve festohet në mbarë botën. Në fqinjin tonë jugor, janë bërë bashkë shqiptarë e grekë. Në Athinë, qytetarët që kremtojnë Pashkën shihen kudo – në sheshe e në rrugë.
Në hyrje të kishës shihen jo pak vizitorë e turistë, të cilët shfaqin interes për të bërë foto. Traditë e kësaj feste për të krishterët dhe ortodoksët është pjekja e qengjit. Në Athinë, kjo gjë e gjallë kishte ardhur nga Shqipëria.
Por ku, sipas tyre, takohen bashkë kulturat e dy vendeve tona? “Kjo është një festë me rëndësi të madhe fetare për ne. Pjekja e qengjit është një traditë e përvitshme në të gjithë Greqinë, jo vetëm këtu ku ndodhemi – në mes të Akropolit. Por me rëndësi mbetet që të festojmë bashkë, të gëzojmë e të kalojmë një kohë të mirë së bashku. Do të doja shumë të isha si shqiptarët, për gjithçka që bëjnë.”, thotë një qytetar grek.
Veç mesazhit të triumfit të jetës mbi vdekjen, simbolikat kryesore të kësaj feste janë vezët e ngjyrosura, qirinjtë dhe buka e Pashkës. (A2 Televizion)