Ish-krerët e UÇK- së në Hagë”, William Walker del kundër krijimit të gjykatës speciale

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 22:55 | Aktualitet

Një shkelje të së drejtës e ka cilësuar diplomati amerikan William Walker, procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në një lidhje me Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai theksoi se liderët kosovarë mbahen atje pa prova.

“E shoh këtë proces që po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë mbi 10 vite që të jetë një shkelje e së drejtës. Kështu që procesi në Hagë për mendimin tim është padrejtësia që rrjedh nga një tentativë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë përgjegjës për ato ngjarje. Këta zotërinj, këta ish-drejtues të UÇK-së janë akuzuar, janë akuza pra për kryerjen e krimeve të luftës mbas bombardimeve dhe unë nuk kam parë prova për këtë gjë. Kam parë një proces shumë të gjatë nga ana ligjore, një gjyq që ka ndodhur pra në Hagë 10 vite hetime, katër vite ndalim, paraburgimi i këtyre zotërinjve, Hashim Thaçi, zoti Krasniqi dhe zoti Veseli dhe një apo dy të tjerë, janë ndaluar pa asnjë dënim që për mua është thjesht e padëgjuar. Nuk kam dëgjuar kurrë njerëz që të akuzohen për një krim dhe të mos provohen fajtorë dhe të mbahen të ndaluar pa pasur akses te bota e jashtme për pothuajse katër vite. E shoh të gjithë këtë gjyq si një fjasko të madhe”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos