Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-zëvendës shefi i shtabit të UÇK-së, kolonel Dilaver Goxhaj rrëfeu në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës, duke e cilësuar atë si bashkëveprimin më të mirë në 50-vjetorin e Aleancës, deklaratë që sipas tij është konfirmuar edhe nga NATO. Komandanti i NATO-s, Ëesley Clark u shpreh me mirënjohje për këtë bashkëpunim, duke e quajtur një nga operacionet më të suksesshme në historinë e aleancës. Kolonel Goxhaj theksoi se koordinimi me aviacionin e NATO-s u realizua përmes dërgimit të informacionit taktik, duke mundësuar sulme efektive mbi forcat serbe.
“Neve na erdhi në ndihmë se aviacioni i NATO-s pavarësisht se nuk ulej në 6000 m, por ne i jepnim koordinatat që unë i merrja nga baza, sunë do të merrja në telefon komandën e divizionit. Komanda e divizionit do të merrte brigadën. Brigada e batalonit, ku janë forcat serbe, ku janë tanket, ku është artileria, ku sulmojnë, ku kalojnë në mbrojtje, ku janë tërhequr? Dhe unë të gjitha këto ja jepja në Faks NATO-s dhe ngrihej aviacioni dhe sulmonte. Na njoftonin që tani pas pesë minutash do të fillojë do të ngrihet aviacioni anglez, tani e ka radhën aviacionit turk, tani e ka radhe aviacion italian. Dhe neve duke ditur dhe të dhënat taktiko-teknike të avionëve që përdornin ata, ja jepnim sipas mundësisë që piloti me atë avion ta kryente detyrën. Dhe ai bashkëveprim na ndihmoi shumë saqë arriti dhe Ëesley Clark kur në datën 10 qershor që u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës na dërgoi fletë mirënjohje në faks. Dhe ka bërë një falënderim që unë e vlerësoj kështu siç do ta them. Teksti është; bashkëveprimi më i mirë në historinë 50 vjeçare të NATO-s, që do të thotë që ne ishim në nivelin e gjithë ushtrive të NATO-s”, tha kolonel Goxhaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Duke sjellë në vëmendje luftën e Kosovës, ai tha se kur Serbia nisi ofensivën e përgjithshme me 148,000 forca kundër 24,000 luftëtarëve të UÇK-së, forcat shqiptare u organizuan në luftë partizane, duke shpërndarë trupat serbe dhe duke rritur radhët e tyre deri në 50,000 brenda një muaji.
“Në 20 mars Serbia filloi mësymjen kundër kaloi në mësymje të përgjithshme me 148.000 forca kundër nesh, që atëherë ishim 24.000 forca. Dhe ne vendosëm që të kalojmë në nuk mund të përballohemi me luftë frontale se ai me tanke dhe ne me automatikë dhe kaluam në luftë partizanë dhe me luftë partizane ne detyruam serbin të shpërndante forcat, se çdo fshat, kodër, çdo rrugë dhe detyruam të shpërndante forcat duke shpërndarë forcat nuk ishte në gjendje të sulmonte dhe ne duke i shpërndarë forcat tani bëhej luftë në çdo fshat filluam të shtoheshim mbërritëm deri në 50.000 forca se serbi vinte të digjte shtëpinë ti. Ti deri tani s'kishe menduar të luftoje, po tani të dogji shtëpinë, do merrje hak. Dhe kështu mbushën radhët e UÇK-së. U dyfishua UÇK-ja shumë brenda një muaji u dyfishuam”, deklaroi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij, oficerët e UÇK-së ishin të trajnuar dhe të përgatitur, shumica me përvojë nga luftërat në Bosnjë dhe Kroaci. Ndërsa Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së mbikëqyrte të gjitha operacionet, duke koordinuar forcat dhe dhënien e urdhrave për sulmet, ndërkohë që krahu politik nuk kishte kompetenca ushtarake.
“Ata që më pas u bënë edhe liderë, këta janë politikanë. Këta ishin anëtarë të shtabit të përgjithshëm. Unë kërkova dhe në një televizion kam thënë para një muaj ku janë dokumentet e shtabit të përgjithshëm. Pse s'kërkojnë avokat dokumentet e shtabit të përgjithshëm? Hashim Thaçi vetë i katërt nuk kishin të drejtë t'i jepnin urdhra të sulmohet këtu, të sulmohet atje. Vetëm ne, shtabi i përgjithshëm kishim të drejtë të jepnim urdhra. Këta ishin, ishin shërbime, s'ishin armë. Ishin në shërbim, se shtabi i përgjithshëm përbëhet nga armë dhe shërbime. Armë quhen ato që e kryejnë detyrën me zjarr. Shërbime ato që ju shërbejnë këtyre armëve që hapin zjarr. Domethënë ndërlidhja, logjistika, propavia, veshmadhja, ushqimi janë shërbimi. Kimie, të tjerët janë armë. Të gjithë këta ishin intelektualë. Të gjithë shefat e shërbimeve të armëve pësuan një lloj metamorfoze mbrapa. Ja këto që kemi mësuar dhe ata një pjesë u hodhën në rrugë sepse u çarmatos UÇK-ja”, shtoi ai.
Ish-zëvëndës shefi i shtabit vlerësoi edhe kontributin e Tiranës dhe të bazës akademike të ushtrisë shqiptare, e cila siguroi ekspertizën taktike dhe logjistike.
“Ishte lufta e parë që bënte NATO, ata kishin bërë stërvitje. Po pse ndodhi kjo? Kjo është një zotësi që ata poshtë më jepnin të dhëna të sakta. E dyta që zotësia e Akademisë së Shqipërisë, se unë këtë lëndë e kisha dhënë 10 vjet pedagog në Akademinë e Shqipërisë, Shtabit të përgjithshëm. Unë isha specialist sikur të më kishin kërkuar në qiell e s'më gjenin dot. Me gjetën në tokë. Domethënë rastësi nuk thonë, nuk thonë kot që rasti është mbreti i botës”.
I pyetur për momentin më të vështirë të asaj kohe, koloneli përgjigjet:” Lufta e 24 orëve është e vështirë, por ambientohesh shumë shpejt. Çdo njeri ka frikë, por ambientohesh aq shpejt saqë nuk të bën më përshtypje dhe mbrojtjen e bën në mënyrë instinktive. Kam shumë raste që dhe ne ishim detyruar nganjëherë si shtab që momenti na zinte në front edhe bashkë me ushtarët futeshim në front dhe të them të drejtën të ikën frika, se nuk je vetëm dhe nuk e mendon më vdekjen”. (A2 Televizion)