Mëngjesi i së martës ka rikthyer një intensitet reshjesh thuajse në të gjithë territorin e vendit ku në zonat malore në veri dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës.
Si pasojë e reshjeve të shiut Kesh ka njoftuar nisjen e shkarkimeve të kontrolluara nga tre basenet ujëmbledhës të Fierzës, Komani dhe Vaut të Dejës dhe për pasojë zona e nën Shkodrës ka patur prezencë uji, kryesisht në tokat bujqësore.
Sakaq në juglindje reshjet e dëborës kanë pushtuar kryesisht zonat malore. Furnizimi me energji elektrike është një problematikë që përsëritet vazhdimisht sa herë ka reshje dëbore në zonat juglindore po ashtu edhe në ato veriore, ndërsa problematika apo emergjenca të tjera fatmirësisht nuk janë shënuar. (A2 Televizion)