“Kthehet përmbys historia”, kolonel Goxhaj për ish-krerët e UÇK-së: Vetë e votuan Gjykatën Speciale

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 21:28 | Aktualitet

Kolonel Goxhaj shprehu shqetësim për pasojat që mund të ketë dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke paralajmëruar se një vendim i tillë mund të kthejë përmbys historinë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai theksoi se, nëse ata akuzohen si organizatë terroriste, kjo mund t’i japë Serbisë mundësinë të mohojë statusin e UÇK-së si ushtri çlirimtare, duke e paraqitur luftën si konflikt civil.

“Kam frikë dhe them ishallah nuk i dënojnë për këtë akuzë për të cilët po akuzohen, se edhe sikur një vit t'i dënojnë ata, motivacioni përse u dënua. Në qoftë se u dënua si organizatë terroriste, atëherë i lind dinte e drejta Serbisë të thotë; e shikoni këta kanë qenë terroristë, s'ka qenë ushtri çlirimtare kështu që ka qenë luftë civile, ka luftuar me ne se jemi një popull, ne serbët kemi qenë një shtet, luftë ndëretnike. Pra Kosova më takon mua. Po u bë kështu. Po u dënuan ata me këtë akuzë, dëmtohet. Nuk quhet me Ushtri Çlirimtare, quhet ushtri organizatë terroriste. Kthehet përmbys historia. I trembem këtij motivacioni se si do të dënohen ata”, tha Goxhaj në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

I trembur nga vendimi që mund të marrë gjykata e Hagës ndaj 4 drejtuesve të UÇK-së, kolonel Goxha shpreson që protetsta mund të ndokojnë në vendimmarrje.

“Më tremb, po ishalla këto presionet që bëhen këto protestat mbase se ndikojnë te bëjnë presion te gjykata. Patjetër japin diçka që të jenë realist se nuk janë vërtetuar asgjë se ore thashë nuk ishin komandues, ishin politikanë. Nuk përdorën as vetë automatik jo më të jepnin urdhër për të vrarë”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai solli në vëmendje se ka qenë një nga të parët që kundërshtoi publikisht krijimin e Gjykatës Speciale që në gusht 2026, përkundër atyre që e votuan.

“Nuk më vjen keq pse të dënohen. Se e bën vetë, se kemi shprehje ne; koka bën, koka pëson, ç’ke moj kokë që vajton. Vetë e bën se nuk u këshilluan fare. Mirë atë si ka në rregull ato institucione. Pse s'ju drejtohen institucionet e Shqipërisë? Pak juristë kemi ne, kemi gjithë këto gjykata. Është për fatin e historisë. Mos shqetësohen fare ata. Institucionet e drejtësisë si nuk u shqetësuan? Se unë jam një nga ata që të nesërmen që ata miratuan në datën 3 gusht ata e miratuan, në 6 gusht unë kam bërë shkrimin e parë kundër kësaj gjykate edhe kam botuar publikisht”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Goxhaj theksoi gjithashtu se ish-krerët e UÇK-së nuk kishin kompetenca për operacione luftarake, por merreshin vetëm me linjën politike. Ai kujtoi se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së kishte regjistrin e veprimeve luftarake dhe koordinonte gjithë operacionet, duke garantuar disiplinën dhe rregullin brenda forcave.

“Merreshin me linjën politike. S'merreshim me luftimet. Me luftimet merreshim ne. Ne do sulmohet këtu, do sulmohet këtu, do lëvizet nga këto forca. E kishim ditarin e veprimeve luftarake. Të gjitha shënoheshin në ditar veprime luftarake edhe regjistri i sekretuar, domethënë i ruajtur. Kishim një ushtri tepër të rregullt”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos