17 muaj pasi doli nga burgu, ku përfundoi me kërkesë të SPAK, Sajmir Tahiri, u ripërball të premten me prokurorët e posaçëm. Vajtja në SPAK ish-ministrit të Brendshëm kishte për motiv hetimin që kjo strukturë po zhvillon për çështjen “21 janari”.
Ish-ministri u pyet si person në dijeni për rrethanat e protestës, në të cilën si ish-deputet socialist ishte në kahun e protestuesve. Pritshmërinë e tij në Gjykatën e Lartë, ku pritet të gjykohet kundërshtimi i tij mbi dënimin, Tahiri e shprehu me dy fjalë.
Dosja “21 janari” kaloi në duart e SPAK në korrik të këtij viti në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në dy javën e fundit në SPAK janë pyetur për të njëjtën çështje ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ish-zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj, si edhe deputeti socialist, Xhemal Qefalia.
Me herët, gazetari Artan Hoxha depozitoi në SPAK një audio-përgjim, ku pretendohet se dëgjohet komunikimi në radio i efektivëve të gardës në kohën kur në ngjarje u përdorën armët e zjarrit, që shkaktuan 4 të vrarë. (A2 Televizion)