Jahti luksoz "Abeona" i miliarderit Jeff Bezos, është ankoruar sot në Portin e Durrësit. Ky jaht është i pagëzuar me emrin e perëndëshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata.
Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat duke u ankoruar në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit.
Kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, lançoi jahtin gjigant “Abeona” në vitin 2023. Me një gjatësi prej 76 metradh dhe 12 metra gjerësi, ai përfaqëson një nga standartet me të larta të ndërtimit detar, shkruan A2 CNN.
Ky jaht mund të strehojë furnizime dhe mund të akomodojë deri në 65 persona, 45 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë personelin mjekësor. (A2 Televizion)