“Ne nuk kemi ardhur të protestojmë për Edi Ramën. Protestojmë sepse jemi shkombëtarizuar totalisht. Po humbasim si komb”. Kështu u shpreh për A2 CNN një nga protestuesit e pranishëm në protestën e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas tij opozita po bën detyrën e saj, por duhet të ngrihet i gjithë populli.
I pyetur nëse Partia Demokratike arrin të mobilizojë qytetarët, ai theksoi se pa parti politike nuk ka protesta, ndërsa shtoi se pjesëmarrja duhet të jetë shumë më e madhe.
“Nuk kemi ardhur të protestojmë për Edi Ramën. Protestojmë se jemi shkombëtarizuar totalisht dhe pak kohë kemi dhe pak shanse që të qëndrojmë si komb. Jemi shkombëtarizuar në çdo kuptim. Jemi shpopulluar, s'kemi as kufij më, as nder dhe asgjë. Opozita po e bën punën e vet, ta bëjë pjesë e tjerë, ta bëj popullin. Opozita po e bën punën e vet, pjesën tjetër ta bëjë populli. Pa parti politike, nuk ka protesta. Duhet ngritur njëherë e mirë dhe duhen zhdukur një herë e mirë këto se ndryshe nuk ka nuk ka shtet më nuk ka Shqipëri. Vazhdojnë vjedhin, vazhdojnë grabisin, qeshin me ne. Kjo është e gjitha”, u shpreh protestuesi për A2 CNN.
Një tjetër qeytetarë e pranishme në protestë shprehu mbështetje për Sali Berisha, duke e cilësuar si figurë të vendosur në qëndrimet e tij. Sipas saj, largimi i kryeministrit duhet të vijë përmes presionit qytetar dhe protestave të vazhdueshme.
“Ne vijmë këtu. Unë kam një simpati të jashtëzakonshme për Sali Berishën se është i vetmi burrë. Unë them se burrë si zoti Sali Berisha nuk ka Shqipëria. A e di pse? Se ai nuk devijon. Edhe Zoti po e ndihmo që i dolën vetë hajdutët. S'kemi faj ne për Edi Ramën. Ka vjedhur, e ka tepruar. Zoti Sali Berisha është madhërishmi për mua. Unë kam shumë debulesë për të”, tha ajo për A2 CNN.
Ajo theksoi gjithashtu rolin e grave në protestë, të cilat janë të gatshme të qëndrojnë në shesh edhe 24 orë, nëse do të jetë e nevojshme. (A2 Televizion)