Moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra të Pogradecit

Nga Artin Halili
23 Nëntor 2026, 09:47 | Aktualitet

Moti i keq lë pa energji elektrike disa fshatra të Pogradecit

Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme  me rrjetin elektrik në disa zona të Mokrës në Pogradec.

Sipas të dhënave si pasojë e erës së fortë ka pasur dëmtime përcjellsash në Njësinë Administrative të Velçanit ku disa fshatra (Bishnicë, Jollë, Velçan,Buzaishtë, Shpellë etj) janë pa energji elektrike.

Dëmtime ka pasur edhe në Njësinë Trebinjë ku të paktën 4 fshatra në këtë njësi rezultojnë pa energji deri në këto momente.

Nga ana e OSHEE bëhet me dije se në terren janë disa grupe të cilat po punojnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë.

Kjo zonë pati probleme ehde disa ditë më parë ku si pasojë e erës këto zona mbetën për më shumë se 48 orë pa energji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos