Buka na bashkon, për flinë dhe bukën e Norës që kemi ndarë gjithmonë

Nga Luela Myftari
23 Nëntor 2026, 14:57 | Kulturë

Me duart e tyre të vockla, ata gatuanin. Ata që janë mësuar të bëjnë thërrime, sot, me thirrjet “Kosovë e Shqipëri”, kanë shtuar tryezën. Bashkë me ta mësojmë për bukën e Norës, Norës së Kelmendit, një recetë që vijon ende sot të trashëgohet brez pas brezi.

Dhurata Thanasi, që e sheh bukën si institucion në familjet shqiptare, po na udhëzon me sekretet e kësaj tradite.

Tre breza të ndryshëm, këtë nëntor u bëmë sërish bashkë nga tradita dhe kujtesa, te brezat e rinj. Kultura jonë vazhdon të na bashkojë dhe të krijojë ura të reja bashkëpunimi, ura të cilat marrin shije të tjera kur provojmë flinë.

Kjo është vetëm një hapësirë shkëmbimi kulturor, por gjatë këtij nëntori, në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës, ku bashkë bëhen Shqipëria dhe Kosova, artistët, krijuesit dhe institucionet ndajnë vlera, përvoja dhe praktika artistike deri më 6 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos