Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës paraqitet relativisht disi më e qetë sot, por ende ka vatra aktive.
Këto vatra janë më pak në territorin tonë dhe më shumë në territorin fqinj. Në terren sot janë organizuar rreth 40 forca nga MZSH, AdZM, Policia, punonjës shërbimi të bashkisë e vullnetarë, shkruan A2.
Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur dhe duhet shumë kujdes sepse zona ka shumë municione.
Po punohet prej tre ditësh edhe për hapjen e rrugës dhe krijimin e brezave kundër zjarrit, në mënyrë që të mbahet në monitorim situata për të penguar sa është e mundur depërtimin brenda kurorës zonë të mbrojtur.
(A2 Televizion)