Më shumë mbeturina se sa ujë, bashkia pastron kanalin problematik të Siavit

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
14 Gusht 2025, 15:31 | Aktualitet

Kanali i Siavit në Vlorë, më problematiku sa i takon si ndotjes ashtu edhe bllokimeve që pëson nga mbetjet në raste shirash duke sjellë për pasojë përmbytjen e disa lagjeve ku kalon derisa derdhet ne det.

Më së fundmi bashkia e Vlorës ka ndërhyrë sa për pastrimin e tij nga mbetje të shumëllojshme aq edhe për të larguar mbikalesa nga më të ndryshmet që pengonin rrjedhën e tij.

Për banorët e zonës ndërhyrja ishte e domosdoshme, por shikohet si një masë momentale që nuk do japë efekt afatgjatë.

Kanali i Siavit përveçse përmbytjeve që ka sjellë në zonat ku kalon është një shqetësim për banorët edhe për ndotjen aromën e rëndë pas bashkë me ujërat e bardha kulluese në të derdhen edhe ujërat e zeza, që në fund pa asnjë përpunim përfundojnë në det.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos