“THJESHT”, gazetari Neritan Sejamini i bashkohet ekipit të A2 CNN

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 15:34 | Aktualitet

Një ndër zërat më të qartë dhe analitikë të hapësirës publike shqiptare, Neritan Sejamini, i është bashkuar ekipit të A2 CNN.

Gazetari do të sjellë përvojën e tij përmes emisionit “THJESHT”, një format dinamik që premton të sjellë qartësi në një realitet shpeshherë të turbullt politik.

Ky emision na fton në një analizë me logjikë të ftohtë, pa emocion, argument të kthjellët dhe një gjuhë që e kupton kushdo: “THJESHT”.

Në fokus do të jenë zhvillimet politike dhe ekonomike, duke analizuar shkaqet, ndikimet dhe interesat e faktorëve dhe aktorëve të përfshirë.

Kush janë humbësit dhe përfituesit e politikave publike?

“THJESHT”, vjen çdo të premte në orën 20:30, duke bërë bashkë në ekranin më të besueshëm të shqiptarëve A2 CNN, pjekurinë profesionale, qasjen kritike dhe qartësinë që shpesh mungon në shumë studio televizive.

“THJESHT” vjen nga kjo javë si një ftesë për të kuptuar më shumë, jo duke i ardhur rrotull temës – por duke shkuar drejt e në thelb të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos