Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon Bashkimi Europian

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 13:09 | Aktualitet

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit të A2 për idenë e krijimit të shtetit sovran bektashi.

"Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare", lexohet në reagimin e BE-së.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos