Fluks i lartë hyrjesh nga Greqia drejt vendit tonë në Kapshticë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 18:51 | Aktualitet

Fluks i lartë hyrjesh nga Greqia drejt vendit tonë në

Vijon të mbetet i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tone, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Për përballimin e këtij fluksi, autoritetet tona kufitare vijojne punën me 4 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje nga vendi yne drejte vendit fqinje, shkruan A2 CNN.

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve është shtuar ndjeshëm, ndërsa strukturat e Policisë Kufitare po punojnë në kapacitet të plotë.

Në bashkëpunim me palën greke, po zbatohet procedurë e përshpejtuar për shtetasit shqiptarë që disponojnë pasaporta ose karta greke.

Ndërkohë, radhë të gjata janë krijuar në territorin grek dhe ne token neutrale, ku udhëtarët presin për të hyre drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos