Toksikologia Suela Xhufi, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, paralajmëroi për kujdes të shtuar nga disa lloje shamposh.
“Ka shumë gjëra që nuk janë të studiuara. Te shampot e flokëve për shembull, të cilat janë të thata. Ato kanë aditivë që nuk studiohen dhe ky është problemi madhor që kanë produktet e kozmetikës”, tha Xhufi.
“Lëndët që e ruajnë shampon që të qëndrojë për një kohë të gjatë mund të jenë edhe më toksikë sesa benzeni”, shtoi toksikologia.
(A2 Televizion)