Sipërmarrësi i njohur nga Kosova, Shkëlqim Devolli, aksioner i grupit “Devolli Corporation”, u prit në një takim zyrtar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Gjatë diskutimeve, Devolli prezantoi planin e kompanisë së tij për të rritur investimet në sektorë të ndryshëm si industria prodhuese, media dhe infrastruktura. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të kapaciteteve të reja që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kryeministri Mickoski, nga ana e tij, vlerësoi kontributin e Devolli Corporation në tregun maqedonas dhe shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për projekte të tilla. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ofrojë lehtësira për investitorët seriozë, dhe një klimë të qëndrueshme dhe të favorshme për biznes.
Aktualisht, Devolli Corporation ka një prani të konsiderueshme në Maqedoninë e Veriut, me rreth 500 të punësuar të angazhuar në rrjetin “Comodita Home” dhe përmes brendit të njohur të kafesë “Pascalin”. (A2 Televizion)