114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Nga Senad Nikshiqi
23 Gusht 2025, 14:55 | Aktualitet

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën e Uglës përballë ushtrisë osmane, në nder të tij në Tuz të Malit të Zi u organizua ceremonia e inaugurimit të varrit monumental. 

I rënë në mbrojtje të trojeve shqiptare, Dedë Gjon Ujka, kujtohet nga pasardhësit si trim dhe humanist. Për studiuesin Anton Lajçaj figura Dedë Gjon Ujkës nuk mund të harrohen asnjëherë. 

Provinciali i Kishës Françeskane në Shkodër, Padër Pashko Gojçaj, duke përkujtuar kontributin e trimave si Dedë Gjon Ujka, ndau shqetësimin e tij dhe të kishës për braktisjen e trojeve shqiptare edhe në fshatrat shqiptar të Malit të Zi, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë stërnipi Dedë Camaj tregoi se me varrin monumental po çohet në vend amaneti për dëshmorin dhe stërgjyshin e tij.

Dedë Gjon Ujka ishte organizator dhe komandant i betejës antiosmane në Qafën e Uglës ku dha jetën për liri në qershorin e 1911-ës. Mban titullin “Dëshmor i Atdheut” dhënë nga qeveria shqiptare në 2020-ën ndërsa është një prej personazheve real në veprën monumentale “Lahuta e Malësisë” të Gjergj Fishtës për trimërinë dhe heroizmin e tij në mbrojte të kombit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos