Pranë ambienteve të Kurum-it ka shkuar grupi i punës i ngritur nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP), i cili do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e Kurum-it janë larguar nga puna, raporton A2 CNN.
Përmes një deklarate, një ditë më parë Kurum-i bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3-mujor dhe mundësi rikthimi në rast të rihapjes së fabrikave.
Pranë Kurum ka shkuar edhe Agjensia Rajonale e Mjedisit./ A2 Televizion
(A2 Televizion)