Luftë me flakët në Mallakastër, digjet shtëpia e tretë, ndërhyn helikopteri i ushtrisë

Nga Çaku Tafa
16 Gusht 2024, 19:09 | Aktualitet

Prej disa orësh në fshatin Cerile të Mallakastrës vijon beteja e forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë me flakët. Me ardhjen e helikopterit   zjarri ka ulur intensitetin,  por është era ajo që ndez vatra të reja.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit por edhe banorë të zonës kanë  punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë  përfshirë nga flakët tre banesa, dy prej tyre të pabanueshme. Fatmirësisht nuk ka patur jetë të rrezikuara apo probleme në shëndetin e banorëve.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos