Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan.
Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes drejt banesave është i lartë, shkruan A2.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)