Mbi 1100 familje pa energji elektrike në juglindje të vendit

Nga Artin Halili
23 Nëntor 2024, 10:04 | Aktualitet

Mbi 1100 familje pa energji elektrike në juglindje të vendit

Mbi 1100 familje kanë mbetur pa energji elektrike në juglindje të vendit. E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të erërave të forta dhe linjave të amortizuara në zonat e thella malore.

Pa energji elektrike janë fshatrat Shipskë e Krushove në njësinë administrative Vithkuq, ndërkohë që pa energji elektrike janë 300 familje në njësitë administrative Propotisht, Velçan e Trebinjë në bashkinë e Pogradecit, shkruan A2.

Edhe në bashkinë e Kolonjës, fshatrat e Mollasit dhe Rehovës kanë probleme me energjinë elektrike ndërsa në Devoll problemet me të theksuara janë në Vranisht, Baban e Stropan

Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të OSSHE bëjnë të ditur se grupe pune te kësaj drejtorie janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos