“Mbi 20 teshtima, bllokim të hundëve”, mjekja tregon simptomat e alergjive

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 08:48 | Aktualitet

Mjekja alergologe Maria Zoto ka folur në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN mbi dallimet mes alergjive dhe virozave sezonale, duke theksuar simptomat kryesore dhe mënyrën si shfaqen ato.

Sipas saj, virozat zakonisht zgjasin 5-6 ditë dhe më pas simptomat kalojnë. Ato mund të shoqërohen me teshtima, bllokim të hundëve dhe rrufë, të njëjtat shenja që hasen edhe te alergjia, por ndryshe nga kjo e fundit, virozat shpesh shoqërohen edhe me dhimbje trupi, temperaturë dhe djegie fyti.

Ndërkohë, alergjia ka një ecuri të ndryshme. Ajo mund të zgjasë një ditë, disa ditë apo edhe më gjatë, në varësi të kontaktit me alergenin. Një nga shenjat më tipike, sipas mjekes, janë teshtimat e shpeshta dhe të menjëhershme, që mund të arrijnë deri në 10, 15 apo edhe mbi 20 teshtima radhazi.

Virozat teorikisht kalojnë për 5-6 ditë, kalojnë simptomat. Përveç se mund të shoqërohet me teshtimën, bllokimin e hundëve dhe rrufën që i ka edhe alergjia, viroza mund të ketë edhe dhimbje trupi, temperaturë, djegie fyti. Alergjia vazhdon. Alergjia mund të jetë edhe një ditë, edhe 5, por edhe vazhdon. Teshtimat janë të menjëhershme 4-5-6, 10, janë të shpeshta. Mund të mos kesh gjithë ditën dhe mund të teshtish disa herë radhazi. Ndodh kur je në kontakt me alergenin. Nëse befas ke takuar alergenin më të fuqishëm. Fryrjen dhe bllokimin e hundëve e jep më graduale, por mund të japë edhe të kruara të syve, lotim të syve, mund të japi edhe kollë. Mund të ketë 10-15-20 teshtima”, shprehet ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos