Një ditë pas alarmit të Ambasadës Amerikane, ja si paraqitet situata në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Nga Elitjona Doko
2 Prill 2026, 12:16 | Aktualitet

Një ditë pas alarmit të Ambasadës Amerikane, ja si paraqitet

Në kampin e muxhahedinëve në Manëz , i quajtur ndryshe si "Ashraf 3”, situata paraqitet e qetë, një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, për rrezikun e sulmeve të mundshme nga Irani në Shqipëri.  

Nga komunikimi me përfaqësuesit brenda kampit ku ndodhen rreth 2700 anëtarë të opozitës iranianë, deklarata e Ambasadës Amerikane, është në vazhdën e të gjitha komunikimeve që trupa diplomatike ka bërë dhe bën në të gjitha vendet ku ka përfaqësi të saj, asgjë specifike me Shqipërinë.

Ndërkohë, burime pranë Policisë se Shtetit, bëjnë me dije për A2, se kampi ka patur që në krye të herës vëmendje dhe plan të veçantë masash sigurie, ndërkohë që është shtuar vigjilenca, por nuk ka të dhënë për rrezik konkret.

Ambasada Amerikane në Tiranë dha dje alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos