“Nuk përjashtohet mundësia që disa individë shqiptarë të kenë lidhje me grupe proksi apo agjenci të huaja”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, koloneli Dritan Demiraj, duke komentuar rrezikun që mund t’i kanoset Shqipërisë, pas alarmit edhe nga ambasada e SHBA-së në Tiranë. Në këndvështrimin e tij Demiraj theksoi se vlerësimi i kërcënimeve kërkon analizë të thelluar dhe informacion të saktë nga inteligjenca vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa shqetësuese mbetet përhapja e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale.
“Pa diskutim që vlerësimi i saktë dhe profesional i rreziqeve dhe kërcënimeve, kërkon së pari një analizë të detajuar, një analizë profesionale të fakteve dhe pastaj mbi bazën e informacioneve të inteligjencës të grumbulluar brenda vendit, por edhe të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, atëherë merren masat e duhura. Ajo që vlen theksohet në rastin konkret është që bëhet nga një pjesë e madhe nëpërmjet mediave sociale, shfaqja e urrejtjes ndaj një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë, të cilët me dashje, apo pa dashje, të sponsorizuar apo të pasponsorizuar, mundet që midis të tjerave të kenë edhe lidhje me grupe proksi apo me grupe apo me agjenci të cilat janë të mund të jenë të lidhura”.
Ai përmendi aktivitetet e strukturave të lidhura me Iranin dhe tentativa të mëparshme për sulme, të cilat sipas tij janë parandaluar falë bashkëpunimit me aleatët.
“Dhe në rast se i kthehemi aktiviteteve të forcave Alkuts apo të Ministrisë së Inteligjencës së Moris përgjatë katër dekadave të fundit, aktiviteti ka qenë i tyre ka qenë shumë agresiv në mënyrë të veçantë në Europën Perëndimore dhe për rrjedhojë përfshirë këtu dhe një ngjarje gjatë kohës së luftës së Shqipëri-Izrael ku ka pasur tentative për ekzekutimin e sulmeve terroriste, por që Shqipëria, Kosova nën drejtimin e agjencive amerikane kanë qenë të afta për t'i parashikuar dhe parandaluar këto sulme”.
I pyetur sesi mund të kontribuojë Shqipëria për trajtimin e Ngushticës së Hormuzit pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, kolonel Demiraj deklaroi se ambasadorët shqiptarë janë “kthyer në lypës” për të siguruar fonde për aktivitetet e tyre.
“Ministri i jashtëm i Shqipërisë ka probleme me ambasadorët jashtë vendit. Ka fonde për të mbështetur aktivitetin. Ambasadorët, tre çereku i tyre janë kthyer në lypës për t'u paguar biletat kur marrin pjesë nëpër aktivitete përtej profesionalizmit dhe respektit individ personal pra që kam për zotin Hoxha, unë mendoj që kjo është një deklaratë në nivelin e narrativës së rilindjes, të cilët vazhdimisht ju e dini që pothuaj se çdo dy tre muaj lëshojnë edhe satelitë në hapësirë dhe janë gjendje të monitorojnë edhe hapësirën globale, të inteligjencës globale. Nuk besoj se ka mundësi që ministri i jashtëm të ofrojë ndonjë kontribut”.
Ai u shpreh skeptik edhe për rolin që Donald Trump mund të ketë në zgjidhjen e konflikteve globale, duke theksuar se strategjitë e SHBA kanë hasur vështirësi dhe nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.
(A2 Televizion)