Kërkohen gjykime të shkurtuara dhe ndarje të çështjeve, zbardhen diskutimet në seancën për dosjen “Veliaj”

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 10:09 | Kronikë

Kërkohen gjykime të shkurtuara dhe ndarje të

Gazetari Armand Bajrami ka zbardhur të tjera diskutime në seancën gjyqësore në themel që po mbahet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe të pandehurve të tjerë. Avokatët e të pandehurve kërkojnë gjykime të shkurtuara dhe veçime të çështjeve për klientët e tyre, ndërsa prokurori Olsi Dado tha se nuk jemi ende te momenti procedurial i gjykimit të shkurtuar.

DISKUTIMET 

Avokatja Romina Zano: Kërkoj që të ndahet çështja për Elman Abulen dhe më pas shpalljen e moskompetencës lëndore nga ana e gjykatës së posaçme dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë.

Elman Abule: Unë kërkoj gjykim të shkurtuar, i qëndroj kërkesës së bërë nga ana e avokates.

Dritan Jahaj, përfaqësues i Mirton Likës dhe shoqërisë së tij LAL SHPK: Kërkesa jonë ka të bëjë me konstatimin e kompetencës lëndore. Ne konstatuam që kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar këto vepra, kërkojmë që çështja të kalojë në një tjetër gjykatë.

Sokol Hazizaj, që përfaqëson shoqërinë “Kontakt” dhe Fatmir Bektashin: Në seancën e kaluar, e nderuar gjykatë, unë kam kërkuar ndarjen e çështjes, po ashtu edhe gjykimin me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ols Dado: Nuk jemi fare tek ky moment, ju lutem të konsumojmë kërkesat paraprake, pastaj të kalojmë tek ai moment procedurial për gjykimin e shkurtuar. Gjykata vlerëson se të dëgjohen kërkesat paraprake të mbrojtjes në mënyrë që të shprehet.

Kristina Marku, për Ina Goxhën: Kërkojë gjykim të shkurtuar dhe veçimin e çështjes, se nuk mund të jetë pjesë e një gjykimi me shumë të pandehur, për shkak se disa janë më gjykim të zakonshëm.

Ivi Rrokaj, për të pandehurën Flutur Xhani: Kërkoj gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një tjetër gjykatë, pasi nuk është kompetencë e kësaj gjykate.

Avokati Henrik Ligori, për të pandehurën Klotilda Bushka: Ne konfirmojmë kërkesën e të pandehurës për gjykim të shkurtuar. Ne kërkojmë ndarjen e çështjes, deklarim të moskompetencës dhe dërgim të akteve në Gjykatën e Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos