Nis seanca në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku përfaqësohet nga avokati Ndreca

Nga Armand Bajrami
3 Prill 2026, 09:36 | Kronikë

Nis seanca në themel për Erion Veliajn, kryebashkiaku

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e terë. Në seance sot janë paraqitur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, si dhe biznesmeni Elman Abule, raporton A2CNN.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në "arrest me burg" që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos