Nancy VanHorn viziton Aeroportin e Rinasit, në fokus pajisjet amerikane të sigurisë që do të implementohen në kontrollet e sigurisë

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 10:34 | Aktualitet

Nancy VanHorn viziton Aeroportin e Rinasit, në fokus pajisjet amerikane

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku kompania Kastrati Group, e drejtuar nga Shefqet Kastrati, po implementon pajisje të avancuara kontrolli sigurie të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell A2CNN.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social X nga Ambasada Amerikane, vizita u fokusua te modernizimi i infrastrukturës së sigurisë në aeroport, përmes teknologjisë amerikane, që synon rritjen e standardeve të kontrollit dhe sigurisë për pasagjerët.

Ky zhvillim vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fusha kyçe si siguria dhe infrastruktura kritike, duke reflektuar gjithashtu besimin në investimet dhe teknologjinë amerikane në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos