“Me 5 operacione në javë ti shkon në Maldive”, zbardhen bisedat mes mjekëve të QSUT

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 13:41 | Aktualitet

“Me 5 operacione në javë ti shkon në Maldive”,

Njerëzit trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por thjesht si burim parash për mjekë dhe specialist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas përgjimeve të publikuara, shihet sesi mjekë flasin për pushime, që për shumëkush i konsideron luksoze, ndërsa ato i kanë thjesht “5 operacione në javë”.

Përgjimet

-Ku i kap pushimet e tjera tani?

-Këtu e një vit të jemi mirë

-Shih Tajlandën tani

-Po pse jo?

-Hë mo se nuk shkon shumë

1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie

-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?

-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500

– Po lale po

-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos