
Pas transferimit ditën e djeshme në IEVP Fier, nën statusin e të paraburgosurit për akuzat lidhur me AKSHI-n, Ergys Agasi është akomoduar në ambientet e observimit dhe është në pritje të daljes përpara Komisionit të Pritjes së institucionit të IEVP Fier.
Gjatë kësaj procedure, sektorët përgjegjës marrin kontakt me të paraburgosurin për të evidentuar konfliktet e mundshme, gjendjen shëndetësore, si dhe statusin juridik.
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, institucioni vlerëson se në cilin ambient duhet të akomodohet i paraburgosuri. (A2 Televizion)