
Egnatia e mbyll në krye fazën e parë në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit fituan 1-0 me Teutën në një ndeshje që pati gjithçka, tension dhe emocione të forta deri në sekondën e fundit. Adjessa shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 75-të dhe kaq mjaftoi për të siguruar 3 pikë dhe vendin e parë në renditje. Moment dramatik ishte dëmtimi i Eljon Sotës.
Fillimisht u kërkua ndërhyrja e ambulancës, ndërsa mbrojtësi la fushën me barelë mes dhimbjeve të mëdha, duke u ulur për disa minuta në bankinë.
Ndërkaq më herët Dinamo dhe Tirana u ndanë në paqe me njëra-tjetrën pasi 90 minuta nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Rifa la me 10 lojtarë dinamovitët që në minutën e 28-të. Xhixha kaloi i pari në avantazh bardheblutë ndërsa ekipi i Dajës ju përgjigj me Hoxhallarin duke dalë me 1 pikë nga kjo sfidë.
Pas fazës së parë, renditjen e Superligës e udhëheq Egnatia me 21 pikë, ndjekur nga Teuta me 1 pikë me pak. Në fund te tabelës mbeten Vllaznia me 8 pikë dhe Partizani me vetëm 4 pikë pas 9 javësh. (A2 Televizion)