Më pak shpendë në Ohër e Prespë, shkak ngrohja globale

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Janar 2025, 14:22 | Aktualitet

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera ka një rënie të numrit të shpendëve në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Specialistet e Administratës së Zonave të Mbrojtura thone se shkak është ngrohja globale dhe tërheqja e ujit në liqenin e Prespës.

Në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Liqenit të Ohrit këtë vit ka më pak shpendë.  Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura tregojnë se shkak i rënies së numrit është ngrohja globale dhe tharja e liqenit të Prespës.

“Nga monitorimet në terren rezulton se Janar 2025, ka një numër më të ulët të shpendëve të ujit ndërsa në lloje është rritur. Është rezultat i ngrohjes globale, ndikon gjithashtu edhe si pasojë e tërheqjes së nivelit të liqenit dhe kallamishtet kanë ngelur në tokë të thatë”, u shpreh specialisti Vasil Male.

Edhe pse numri është më i ulët specialistët kanë vërejtur shtim në llojin e shpendëve. Në Liqenin e Ohrit këtë vit janë shtuar tre lloje butakësh ujorë.

“Në liqenin e Ohrit u realizua Censusi i shpendëve, numri është më i ulët për shkak të ndryshimeve klimaterike por kemi një rritje të numrit të llojeve. Zhutraket ranore dhe baltaket. Para disa viteve ishte parë, vitin e fundit nuk u pa ndërsa këtë vit ishte e pranishme. Edhe Martin peshkatari, kishte prani në liqenin e Ohrit”, theksoi specialisti Adnand Bego.

Këtë fillim viti censusi i shpendëve të ujit është përqendruar në liqenin e Ohrit, të Prespës, të Gjancit dhe për herë të parë edhe në liqenin e Moglicës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos