Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, reagon KE: Duhet të respektojë normat dhe traktatet evropiane

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 18:00 | Aktualitet

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, reagon KE: Duhet të

Masat e miratuara nga protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve “duhet të jenë në përputhje me traktatet europiane”. Kështu ka deklaruar Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së për Punët e Brendshme.

“Protokolli Itali-Shqipëri zbaton ligjin kombëtar, por sigurisht duhet të zbatohen edhe standardet e përcaktuara në mbrojtjen dhe procedurat e parashikuara nga ligji komunitar. Ne kemi thënë gjithashtu se të gjitha këto masa që autoritetet italiane po marrin duhet të jenë plotësisht në përputhje dhe duhet të mos komprometojë në asnjë mënyrë zbatimin e ligjit dhe traktateve të BE-së”, shtoi aja.

"Jemi në dijeni të vendimit të gjykatës së Romës, e cila urdhëroi që emigrantët e dërguar në Shqipëri të kthehen në Itali, bazuar në marrëveshjen mes dy vendeve dhe jemi në kontakt me autoritetet italiane.

Tani përsa i përket vendimit, në fakt ai i referohet konceptit të 'vendit të sigurt të origjinës', dhe si zbatohet ai nga ana jonë, tani për tani nuk kemi lista të përbashkëta të BE-së për vendet e treta të sigurta”, shpjegoi zëdhënësja, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos