Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Fier ka nisur vaksinimin antigrip të popullatës për sezonin 2024-2025.
Ndonëse ndër vite ka patur një rritje të ndërgjegjësimit jo vetëm nga personat me sëmunduje kronike dhe të moshuar, por edhe nga profesionet që janë në kontakte të dendura për shkak të detyrës, sërish vihet re se popullata në zonat rurale është më interesuar për të marrë vaksinën antigrip, krahasuar me atë në qytetin e Fierit.
Këtë vit në fokus për t’u vaksinuar do të jenë edhe personat që vuajnë nga diabeti.
Ndërkohë, prej 4 javësh njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Fier nuk ka regjistruar asnjë rast me virusin e etheve të Nilit, që pati një shpërthim të lokalizuar në atë zonë përgjatë fundit të verës. (A2 Televizion)