Mëngjese dimri, por me diell, si do të jetë moti këtë javë?

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 07:42 | Aktualitet

Java ka nisur e kthjellët, por mëngjeset dhe netët do të jenë të ftohta përgjatë gjithë javës. Është ky parashikimi i meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja në Dita Jonë, për javën që sapo ka nisur.

"Orët e mbrëmjes dhe të natës do të jenë të ftohta. Termometri ka zbritur në 0 gradë gjatë ditës së sotme në zonat malore. Në mëngjes temperatura do të jenë 1 gradë, në mesditë deri në 24 gradë. Kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të jetë me diell. Ka patur rënie të temperaturave. Në mesditë kemi shtim gradual të vranësirave në zonat lindore e veriperëndim. Bregdeti do të mbetet i kthjellët”, tha Porja në A2.

Sipas meteorologes, mesdita dhe nata mbeten të freskëta edhe në 3 ditët në vijim.

Sa i përket rajonit, që nga fundjava edhe sot java ka nisur me ngrica në rajon dhe temperaturat kanë zbritur nën zero.

“Kemi ngrica në rajon, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë zgjuar me temperatura të ulëta poshtë vlerës zero. Moti do të jetë i kthjellët”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos