Michael O'Leary: Ryanair me 200 milionë pasagjerë në 2024 – Shqipëria ndër destinacionet me rritje më të shpejtë në turizëm

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 12:53 | Aktualitet

Michael O'Leary: Ryanair me 200 milionë pasagjerë në 2024

Ryanair ka arritur një rekord historik prej 200 milionë pasagjerësh në vitin 2024, shifra më e lartë ndonjëherë për një linjë ajrore brenda një viti. Kështu deklaroi CEO i kompanisë, Michael O'Leary, gjatë një interviste për CNN, duke theksuar suksesin e vazhdueshëm të kompanisë dhe rritjen e interesit për destinacione të reja në Evropë.

Ndër vendet që kanë tërhequr vëmendjen e gjigantit europian të aviacionit është Shqipëria, të cilën O'Leary e përmendi si një destinacion me rritje të jashtëzakonshme në turizëm. Ky vlerësim vjen disa muaj pas hyrjes së Ryanair në tregun shqiptar, në tetor të vitit 2023, kur vetë O’Leary vizitoi Tiranën për të inauguruar fluturimet e para të kompanisë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, të menaxhuar nga Kastrati Group.

Michael O'Leary: Ryanair me 200 milionë pasagjerë në 2024

“Shqipëria është një destinacion që po njeh rritje të madhe turistike, dhe kjo është diçka që ne e shohim shumë seriozisht për të investuar më tej,” u shpreh O’Leary në intervistë.

Michael O'Leary: Ryanair me 200 milionë pasagjerë në 2024

Kjo deklaratë përforcon pritshmëritë se prania e Ryanair në Shqipëri do të vijojë të zgjerohet, duke sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e sektorit të aviacionit në vend.

Që prej hyrjes në treg, Ryanair ka ofruar fluturime të përditshme drejt disa destinacioneve kryesore europiane me çmime të përballueshme, duke rritur ndjeshëm lëvizshmërinë e udhëtarëve shqiptarë dhe duke e pozicionuar Shqipërinë më afër hartës turistike europiane.

Michael O'Leary: Ryanair me 200 milionë pasagjerë në 2024

Me një rekord historik të pasagjerëve dhe një fokus të shtuar në tregje me potencial të lartë si Shqipëria, Ryanair duket se po vendos themelet për një kapitull të ri zgjerimi në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos