Moti i keq dhe reshjet e dëborës, bllokohen rrugët në Theth

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 10:24 | Aktualitet
Moti i keq dhe reshjet e dëborës, bllokohen rrugët në Theth

Reshje të dendura bore kanë bllokuar rrugët në qarkun Shkodër. Në Qafë-Thore në lartësi mbi 1200 metra reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërkohë borëpastrueset po mbajnë të hapur aksin Bogë-Theth. Lëvizja drejt këtyre pikave turistike, sugjerohet të bëhet vetëm me automjete me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sakaq sa i takon ditës së sotme, parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave, duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit, por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos