Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Policia Kufitare Greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se, nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025 dhe deri në një njoftim të mëtejshëm, nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë, në drejtim të shtetit grek.
Përveç mjeteve të tonazhit të rëndë, lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, për të siguruar një kalim të sigurt dhe pa probleme, shkruan A2 CNN.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, që të mos nisen drejt kësaj pike deri në njoftimin e ri nga Policia Kufitare Greke. Ky njoftim pritet të bëhet i ditur ditën e nesërme.
Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve për të shmangur çdo problem të mundshëm. (A2 Televizion)