All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nafta për fermerët, shtyhet me 6 muaj disbursimi

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 13:58 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit është marrë vendimi që të shtyhet me 6 muaj disbursimi i skemës së naftës për fermerët.

“Një lajm i mirë për të gjithë fermerët që janë duke marrë disbursimin e fundit të skemës së naftës si pjesë e skemës kombëtare.

All - Paragraf - 3

Kemi kërkuar një shtyrje me një afat në 6 muajt e parë të vitit 2024, në mënyrë që disbursimi i naftës të ndodhë me një ritëm më gradual dhe sipas nevojës së përditshme. Fal aktit normativ të muajit nëntor u shtua buxheti duke bërë që të gjithë fermerët ta merrnin të plotë”, u shpreh ministrja Denaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos