Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

Nga Armand Bajrami
2 Prill 2026, 11:14 | Kronikë

Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi: Është hequr

Po zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët.

Jamarbër Malltezi duke folur në sallë tha se i bën përshtypje “tendenca e Prokurorisë për të hequr CD-në me fjalët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, duke shtuar se kjo “tregon frikë”.

Malltezi e konsideroi edhe njëherë çështjen si politike.

“Unë edhe para Irena Gjokës kam thënë që çështja është politike. Gjoka e ka fshirë nga procesverbali. Edhe gjyqtarja Ilirjana Olldashi në Apel nuk e ka përfshirë këtë fjali timen  procesverbal. Aq sa kur shkova në Kushtetuese m'u tha që nuk e kisha paraqitur si pretendim. Për këtë arsye i kam përfshirë artikujt mediatikë, që prokuroria kërkon të mos merren si provë”, vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos