Nata e dytë e Festivalit të Fëmijëve në Shkodër, ikin dritat në Teatrin Migjeni

Nga A2 CNN
31 Maj 2024, 21:46 | Aktualitet

Ikin dritat në natën e dytë të Festivalit të Fëmijëve. Kori i festivalit ia merr këngës, duke elektrizuar sallën e Teatrit Migjeni. Shkak i ikjes së dritave një defekt në fiderin që furnizon me energji Teatrin Migjeni.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar në rrjetet sociale edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

“Kori fantastik i festivalit, është ëmbëlsira e këtij edicioni. Fëmijët nuk pyesin për defektet e rrjetit të energjisë që shoqëroi natën e dytë të festivalit. Një defekt në fiderin që furnizon Teatrin “Migjeni” solli këtë atmosferë që vetëm fëmijët dinë të sjellin, për OSHEE është momenti të marrë përgjegjësinë që i takon që situata të tilla të mos ndodhin më! shkruan Benet Beci në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos