Skleroza multiple, pacientët: Të sigurohet fizioterapia dhe shërbimi i psikologut

Nga Ornela Joti
30 Maj 2024, 16:14 | Aktualitet

Pacientët e prekur nga skleroza multiple kërkojnë mbështetje nga shteti dhe Ministria e Shëndetësisë. Gjatë një takimi me drejtues të këtij institucioni dhe mjekë të shërbimit të neurologjisë në QSUT, ata ngritën shqetësimin për mungesën e shërbimit të fizioterapisë dhe psikologut në qendrat shëndetësore.

Pacientët me sklerozën multiple bënë thirrje edhe për futjen e medikamenteve të reja në listën e barnave të rimbursueshmë që sipas tyre nuk ka ndryshuar që nga 2014.

Ndërkohë drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë premtuan shtrirjen e shërbimit të fizioterapisë dhe të psikologut në qendrat shëndetësore brenda këtij viti.

Skleroza Multiple është një sëmundje neurologjike autoimune. Me shfaqjen e shenjave, çrregullimet avancojnë duke shkaktuar invalidizimin e presonit të prekur. Ende nuk shërohet por vetëm trajtohet. Kjo sëmundje prek moshat e reja dhe kryesisht femrat.

Sipas shoqatave të pacienteve me sklerozën multiple, në vendin tonë janë 1800 persona që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shifrat janë më të ulëta, afro 35 raste për 100 mijë banore.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos