Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 14:19 | Aktualitet

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje.

Në një njoftim për mediat OSHEE, bën me dije se nuk do të lejojë asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin”, citohet në njoftim.

Ky institucion zotohet se nuk do të pranojë jo vetëm kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi por edhe te ato godina që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndërtimit. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos