“Në 1 javë asnjë emigrant nuk ishte në kamp, u larguan drejt BE! S’dua të mendoj çdo ndodhte në Shqipëri”

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 21:50 | Aktualitet

“Në 1 javë asnjë emigrant nuk ishte në kamp, u larguan

Gazetarja Ornela Hila tha se është shumë e vështirë kontrolli i emigrantëve që vendosen në qendrat e krijuara pikërisht për to.

Në një intervistë në emisionin “Debat” me Alba Alishanin, Hila solli në vëmendje një episod të regjistruar jo më larg se 3 javë më parë, ku 30 emigrantë të kapur në kamp, ishin larguar.

“Është i vështirë kontrolli i flukseve emigratorëve, por edhe i emigrantëve që janë në territor. Jo më larg se 3 javë më parë ku zbarkuar rreth 30 emigrantë, në harkun e një jave asnjëri nuk gjendej në qendër, ishte larguar për në vende të tjera në Europë, pra kur monitorimi është i vështirë në një shtet që e ka decentralizuar mikpritjen e emigrantëve, nuk dua ta imagjinoj se çfarë do ndodhte në Shqipëri”, tha ajo.

Marrëveshja u firmos një ditë më parë nga kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, ku thuhet se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një "fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

 Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos