Nga bashkëpunimi rajonal te reformat dhe zhvillimi ekonomik, “detyrat” e BE-së për Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 22:05 | Aktualitet

Nga bashkëpunimi rajonal te reformat dhe zhvillimi ekonomik,

Është publikuar Deklarata e Brukselit për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në deklaratë liderët e Unionit dhe shtetet anëtare pohojnë angazhimin e tyre ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si listojnë “detyrat” që shtetet aspirante do duhet të kryejnë në mënyrë që vijohet më tej me zgjerimin.

Ndër të tjera, duke u ndalur në procesion e dialogut Kosovë-Serbi, në deklaratë kërkohet angazhim konstruktiv nga të dyja palët për të bërë progres në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

Unioni thekson se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për sigurinë dhe stabilitetetin e rajonit.

“Ne nxitim Palët të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për Rrugëtimin drejt Normalizimit dhe Shtojcën e saj Zbatuese si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme, pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Ne gjithashtu presim që Palët të vazhdojnë përpjekjet e qëndrueshme për ulje të tensionit sipas kërkesave të BE-së dhe që ato të mos ndërmarrin veprime të njëanshme e të pakoordinuara që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë të mëtejshme si dhe të mos përdorin retorikë që nuk favorizon normalizim të marrëdhënieve.”

Deklaratën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Nga Ballkani Perëndimor, BE kërkon angazhim të shteteve në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë, çuarjen përpara të reformave të kërkuara, garantimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e integrimit ekonomik të rajonit në bllok.

Në një deklaratë për shtyp më herët gjatë ditës së sotme, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kujtoi edhe një herë se anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita. Dhe, siç u shpreh ajo, në fillim vinë reformat dhe më pas investimet dhe fondet mbështetëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos