Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus zgjerimi dhe luftimi i ndikimit të Rusisë në rajon

Nga Rosalba Bejdo
13 Dhjetor 2023, 12:51 | Aktualitet

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus zgjerimi dhe luftimi i

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim të rëndësishëm sot në Bruksel.

“Samiti do të jetë një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor, si dhe nevojën për përmbushje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme të reformave”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Unionit.

Liderët do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit; afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në duke bërë integrimin gradual; ndërtimin e një themeli ekonomik; luftimin e ndikimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe përforcimin e sigurisë në rajon.

Në mbrëmje vonë, liderët pritet që të japin dhe deklaratat e tyre për shtyp në përfundim të samitit.

“Për të zbutur ndikimin e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, BE-ja është e vendosur të intensifikojë më tej angazhimin e saj politik me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.

Brukseli konfirmon gjithashtu se do të vazhdojë mbështetjen ekonomike për rajonin tonë për të luftuar efektet negative të luftës së Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos