Ka nisur në qytetin e Korçës lirimi i hapësirave publike, të cilat janë zënë nga qytetarë të ndryshëm.
Bëhet fjalë për rrethime në katet e para të pallateve apo ndërtesa të vogla, të cilat janë pa lejet përkatëse dhe të ndërtuara në hapësirat publike, shkruan A2.
Në ditën e parë të këtij aksioni, qytetarët të cilët janë prekur nga prishjet, por edhe banorë të tjerë, nuk kanë qenë dakord me këtë ndërhyrje.
Aksioni është duke u kryer nga Policia Bashkiake, e cila ka nisur prishjet nga rruga “Partizani” në qytetin e Korçës, për të vijuar më pas në të gjithë qytetin, kudo ku ka hapësira publike të uzurpuara pa leje. (A2 Televizion)