Nis shembja e ndërtesave pranë Portit të Vlorës, banorët përplasen me Policinë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 14:15 | Aktualitet

Nis shembja e ndërtesave pranë Portit të Vlorës,

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji.

A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e aksionit, ku një fadromë ka zbarkuar në zonë dhe po shemb godinat ekzistuese.

Ndërkohë nga pamjet shihet se banorët e zonës nuk pranojnë të dalin nga banesat dhe janë konfliktuar me Policinë dhe punonjësit e IMT-së dhe IKMT-së.

Kujtojmë se shembjet në atë zonë po bëhen për t’i hapur rrugë projektit të Portit të ri të Vlorës dhe një kompleksi pallatesh që pritet të ndërtohen atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos